Ngjarjet e filmit zhvillohen në ditët e para të majit 1942, kur Shqipëria ishte nën pushtimin fashist. Armiku përpiqet me çdo mjet të zbulojë udhëheqjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe ta shfarosë atë bashkë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare të popullit. Në këtë situatë të rëndë, komunistët përballen me kundërsulmin e armikut. Filmi pasqyron ditët e stuhishme të luftës, egërsinë e armikut dhe forcën e Partisë e të popullit, që mbeten të papërkulur përballë terrorit dhe dhunës.