Vendimi i Olgës për të jetuar bashkë me të bijën, Melin, e cila punon si asistente mjeku, në një fshat të thellë, kthehet në situata plot përmbysje. Pasi kalon një sërë korrespondencash për të gjetur një dhëndër nga qyteti, Olga ia paraqet Koçin Melit, i cili shtiret si artist i vërtetë. Por Meli është dashuruar me Bujarin dhe nuk duket se do të largohet nga fshati.